VV: Sahat Kulla ende e pakryer dhe shumë e shtrenjtë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Një çarçaf i bardhë prej 15 metrash gjatësi dhe rreth katër metra gjerësi është vendosur nga aktivistët e VV në objektin e papërfunduar të Sahat Kullës. Naim Kaliqi aktivist tha se qëllimi i kësaj performance është që t`i bëhet thirrje pushtetit komunal që mos të shpenzojë paratë në mënyrë të paarsyeshme.

Aktivistët e VV në Gjilan të shtunën kanë vendosur një çarçaf të bardhë prej 15 metrash gjatësi dhe katër metra gjerësi mbi objektin e Sahat Kullës. Kjo performancë e tyre ka ngjallur kureshtjen tek qytetarët , derisa aktivistët e saj thanë se qëllimi i saj është që kjo kullë që ka kushtuar hiq më pak se 80 mijë euro dhe ende nuk është përfunduar duhet të kryhet sa më shpejt dhe të bëhet funksionale për qytetin.

Naim Klaiqi aktivist i VV tha se kjo Sahat Kullë ka kushtuar 80 mijë euro dhe ende nuk është përfunduar as në vitin 2013. “Ka mbetur objekt i braktisur me shumë gjësende përreth dhe mbetje të shumta të cilat po e shëmtojnë qytetin “ tha Klaiqi.

Mobi Casa

Sipas Klaiqit ata po e kritikojnë pushtetin aktual për kujdesin aq të dobët të komunës ndaj trashëgimisë kulturore të qytetit dhe Sahat Kullës. “Po e kritikojmë pushtetin komunal edhe për stërgjatjen e punimeve në projektet e filluara dhe të vonuara si zakonisht sepse nëse vonohen punimet tek Sahat Kulla atëherë ajo dëmtohet shumë”.

Klaiqi ka sqaruar se pavarësisht se është financim i Ministrisë së Kulturës ato janë para të taksapaguesve dhe të qytetarëve të Kosovës , por edhe këto mjete nuk duhet të shpenzohen kot sepse me ato para do të mund të shfrytëzoheshin edhe për rinovimin e shumë qendrave kulturore në fshatrat e Gjilanit.”Ne nuk jemi kundër Sahat Kullës, por lokacioni ku është vendosur, çmimi i saj i deklaruar prej 80 mijë eurove, dhe stërgjatjet e punimeve janë shqetësuese dhe brengosëse”tha Klaiqi.

Në fund Klaiqi ka porositur pushtetin komunal që ta përfundojë këtë projekt të shtrenjtë në mënyrë që Sahat Kulla të bëhet praktike dhe funksionale për qytetin./rajonipress/