Uji Dea

VV: Realiteti qeverisës, pasqyrë e dështuar!

/ 6 minuta lexim
United Hospital

Viti – Ky është realiteti në të cilin qëndron qeverisje aktuale. Gjendja reale ёshtё pasqyra mё e saktë e qeverisjes Haliti, e cila qeverisje përpos që pёrdorё pushtetin për përfitim material e politik, ajo arrinë njëherit edhe tё manipuloj me qytetarët e Vitisë thuhet në reagimin e LVV dega në Viti.

Qeverisja Haliti, përgjatë mandatit tё saj qytetarë, mё shumë njihet për keqpërdorimet e saj që pёrbёjnё masë tё madh sesa që njëmend ёshtё përpjekur tё zhvilloj parimin e një qeverisje tё drejtё dhe të paanshme për qytetarët Vitisë. Mandati qeverisës i kësaj logjike shpërfillëse filloi qysh nё nëntorin e Vitit 2013, dhe muajin maj tё vitit 2014, vet udhëheqësi i këtij ekzekutivi, si gjithnjë duke vuajtur për ekspozim paraqiti nё opinion publik një tё “arritur”, pёrkatёsishtё çmimin” Misionar Paqeje”, kinse si vlerësim për punën e bёrё.

Mirëpo çmimi për tё cilin ai krenohej dhe mburrej sipas mediumit “Insajder” doli tё jetë manipulim pёrkatёsishtё blerje nё vlerë 7000 euro, çka njëherit e goditi tejet shumë, duke e pasqyruar drejt njёmendёsinё e logjikës sё tij qeverisëse. Kjo është goditja mё e madhe që kjo logjikё e dobët dhe manipulative gjithnjë nё rolin e një demagogu﴾ politikan me dy fytyra﴿, po ua bёnё qytetarëve.

Keqpërdorimet e radhёs sa vijnë e shtohet ku edhe kanë arritur tё krijojnë perandori partiake nё gjithë sektorët lokal, duke mos përjashtuar atё tё arsimit, duke qenё njëherit njëri ndër sektorët mё tё dëmtuar pikërisht për inkuadrimin e klanit tё saj partiak. Për kёtё shpërdorim tё madh, vet institucioni i Avokatit tё Popullit, duke parё shkeljet kishte dhënё vërejtje, pёrkatёsishtё si fokus kishte marr përbërjen e komisionit vlerësues, përpilimin e kritereve nё konkurs, si dhe shumë anomali tjera.

Madje krahas këtij manipulimi nuk shpëtoi dot as edhe sektori i ndërtimit ﴾ku kryetari Haliti, për fatkeqësi nё kёtё sektor ka arrit tё krijojё rrjet tё fuqishëm familjarizmi﴿. Aferat e ndryshme negative tё shprehura nё vazhdimësi prej kësaj qeverisje janë parё si mjeti mё i domosdoshëm përmes sё cilës kanë arritur tё krijojnë manipulim tё paparë dhe keqpërdorim tё masës sё madhe.

Kur flasim për sektorin e ndërtimit është për befasi që një parti “institucionaliste” që thirret kinse në respektimin e rregullave e planin urbanistike nuk merr leje thuaja për asnjë punë të kryer (kanalizime, ndërtime, ujësjellës dhe rrugë etj) nga vetë Komuna.
Çështje tjetër që shqetëson qytetarët përpos manipulimeve është edhe çështja e autostradës, pёrkatёsishtё pretendimi i qeverisjes lokale që Vitia tё mos ketё kyçje përmes pikës sё Gёrlicёs. Kjo padrejtësi bëhet edhe më e rënd duke pas nё konsideratë faktin se nё vijë tё përbashkët partiake me kryetarin Haliti, janë gjithë bartësit e dikastereve përkatëse qeveritare, që do të mund të ndikonin që ky proces të merr formë pozitive.

Pra, po tё shfrytëzohej mundësia siç nuk po realizohet, për ndikim nё qeverisjen qendrore pёrkatёsishtё kyçjen e Vitisë në Autostradën “Arbën Xhaferi”, përmes Gёrlicёs, do përbente hapin mё tё madh për gjithë banorët e kësaj anё.

Uji Dea

Mirëpo, për rastin konkret, z. Sokol Haliti, nuk ka dhënё as edhe asnjë ndikim që kjo çështje tё merr formë ashtu edhe siç po kërkohet prej subjekteve opozitare, dhe qytetarëve. Madje për padrejtësi vet kryetari z. Haliti, nё disa nga takimet qё kishte zhvilluar me bartës tё institucioneve qendrore as që e kishte paraqitur kërkesën e qytetarëve vitiase për atё çështje. Pra posedon fuqinë e votës dhe nuk arrinë të përcjellë drejt kërkesën e qytetarëve. Duke pas nё konsideratë kёtё padrejtësi që po iu bёhet qytetarët të Vitisë, qytetarët nё zgjedhjet lokale kёtё dështim do ta përdorin si pretekst-arsyeje për ndëshkim tё kësaj qeverisje e cila më shumë është për interesin e saj sesa të qytetarëve.

Anomalitë qeverisëse janë bartur edhe nё sistemin arsimor

Sot, sistemi i arsimit funksionon nё baza partiake dhe familjare, kёtё mund ta shprehin vet rastet konkrete ku ai institucion sistemon njerëzit e saj, kryesisht mbështetës, simpatizant dhe servil. Vazhdë e kësaj anomalie ka qenё pikërisht shkolla e mesme Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës”, nё Viti, i cili institucion me rastin e vizitës prej inspektorit komunal, Sadik Rexhepi, ishte dhёnё vërejtje tё mëdha nën justifikimin se ky institucion nuk pёrmbushё as kushtet normale për zhvillimin e procesit mësimor. Ky dështim në nivelin fizik e bën fajtore DKA-n, përkatësisht Sokol Halitin.

Duke qenё i tronditur nga gjendja ekzistuese ai﴾ inspektori komunal﴿ kishte dhënё vërejtje ultimative, që nëse nuk ndërmerren masa adekuate mund edhe tё mbyllet. Tashmë qeverisja faktike manipulative duke u gjetur nën kёtё presion, angazhon gjithë faktorët social që tё ndikojnë sado pak nё përmirësimin e kushteve për kinse një aksion humanitar. Kjo ёshtё pra gjuha nё tё cilën funksionon kjo mendësi qeverisëse, e cila nё emër kinse tё një aksioni humanitar pretendon tё mbuloj dështimet e vazhdueshme tё tija.

Mënyrën qeverisjes sё dobët, kohëve tё fundit e paraqiti edhe institucioni i Pylltarisë në Viti, ku zyrtari përgjegjës njëherit bashkëpunëtori më i ngushtë i Sokol Halitit, i përcaktuar për ruajtjen e lёndes sё deponuar drunore tё konfiskuar prej prerësve ilegal kishte shitur nё mënyrë tё paligjshme, duke arritur për tё përfituar materialisht. Pra zyrtari duke shfrytëzuar pushtetin e bashkёpartiakut të vet shet në mënyrë tinëzarë gjithë masën drunore.

Pra, mënyra e qeverisjes që z. Haliti dhe ekipi i tij i dobët realizon, si dhe ndëshkimi që iu drejtohet trupit publik janë, dëshmia dhe argumenti themelorë pse ky nivel qeverisës duhet tё shkoj. Kjo qeverisje ka arritё tё shtrije rrjetin e saj nё çdo institucion dhe duke qenё e tillë ka ngulfatur komunën dhe nё veçanti shoqërinë vitiase. Ky ёshtё pra imazhi real i komunës sonë, tё cilët gjithnjë e mё shumë arrijnë tё zaptojnë komunë dhe degradojnë shoqërinë thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje dega në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.