VV reagon ndaj “shkeljeve në tenderin e fasadimit”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan -Lëvizja “Vetëvendosje” në Kamenicë ka reaguar ndaj siç i ka quajtur shkeljeve ligjore në tender dhe mos inkorporimit të ideve e mendimeve të qytetarëve në projektin e fasadimit të ndërtesave në qendër të qytetit.

Qazim Jashari, kryetar i pikës “Qendër” të Vetëvendosjes, ka thënë se lajmi për fasadimin e objekteve ndërtimore ka gëzuar të gjithë qytetarët, por për habi, sipas tij, askush nuk i pyeti qytetarët rreth projektit, edhe pse u hap e u mbyll tenderi.
“Sipas procesverbalit të hapjes së tenderit me date:17 .07.2012 kanë marre pjesë shtatë ndërmarrje konkurruese për kryerjen e punëve rreth fasadimit të objekteve ndërtimore: NN”Edi Color”nga Podujeva,NNP” Ndërtimtari Maxhunaj”nga Vushtrri,NNP”Dekor Group”Prishtinë,”Area”SHPK nga Hodonoci,NTP”Besniku”nga Karaqeva,”CDC” SHPK nga Gjilani”, ka theksuar Jashari.

Nga materialet qe kemi siguruar Lëvizja Vetëvendosje! në Dardanë Pika në Qendër ofertuesi më i lirë në tender ka qenë SHPK “Dekor Grup”nga Prishtina,ndërsa punët i janë dhënë ndërmarrjes NNT”Varna KOMERC” nga Hogoshti.

Uji Dea

Sipas burimeve te sigurta, ka vazhduar reagimi i “Vetëvendosjes”, oferta e kësaj të fundit ka qenë e zbrazët dhe është plotësuar me 18.07.2012 jashtë Zyrës së Prokurimit,e që është në kundërshtim me normat juridike ligjore. Po në këtë ditë është bërë edhe ndërrimi i çmimit nga 2 euro ne 5.80 euro,shume qartë shihet se këtu ka dallavere nga Zyra e Prokurimit ne Dardanë.
“Për shkak të parregullsive Organi shqyrtues i Prokurimit në Prishtinë ka rikthye në rivlerësim tenderin për fasadimin e objekteve ndërtimore në Dardanë ,po ashtu këtu shihen qartë dallavere e Zyrës së Prokurimit ne Dardanë”.

Shpresojmë se organet kompetente do të ndërmarrin masa për evitimin e parregullsive dhe fillimin e kryerjen e punimeve rreth fasadimit të objekteve ndërtimore në qendër të qyteti,sepse ky projekt do ti gëzonte qytetaret e Dardanës. Qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje! është që qytetarët të informohen me kohë për sukseset, por edhe për parregullsitë që po ndodhin në Komunë thuhet në reagimin e VV njofton radiopremiera./rajonipress/.