FIDANISHTJA

VV: Qeverisja komunale e papërgjegjshme, gjendja në arsim e rëndë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Nё vazhdёn e dështimeve apo papërgjegjësisë sё qeverisjes sё tanishme të kryetarit Haliti, ёshtё edhe shkolla fillore nё fshatin Buzovik “Vёllezёrit Gёrvalla” e cila mjerisht funksionon në kushte tejet tё dobëta. Ky institucion arsimor ballafaqohet me mungesën e kushteve më vitale pёrkatёsishtё infrastrukturës fizike duke filluar prej ulëseve, tavolinave, higjienës si dhe mosfunksionimi i mirё i sistemit tё ujësjellësit thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje dega në Viti.

Pra ky institucion arsimor nuk i përngjan një shkolle dhe pёrditshmёrisht vazhdon tё degradohet. Prej mungesës sё këtyre elementeve themelore dhe gjendjes së rënd, aspak nuk mund tё zhvillohet normalisht edhe procesi edukativo-arsimor. Këto parregullsi mёsё shumti paguajnë nxënësit, tё cilët për shkak tё mungesës sё kushteve elementare ata nuk munde tё marrin arsim tё mirëfilltë dhe cilësor.

Ndërsa Drejtoria e Arsimit nё Viti, përpos që asnjëherë nuk ka vizituar kёtё institucion për tё parё për sё afërmi gjendjen reale, ajo njëherit vazhdon tё mos e merrё seriozisht edhe kërkesën e banorëve për kushte mё të mira për mësim-nxënie.

Hidromorava

Pra, kjo gjendje paraqet mёsё miri fytyrën e vërtet tё qeverisjes Haliti, tё cilët përpos qё janë pa vizion tё mirëfilltë qeverisës ai njëherit arrinë tё shtrembërojë faktin real, duke trumbetuar nëpër media se kemi tё bёjmё me njё qeverisje brilante dhe të përshtatshme për qytetarët. Kjo mendësi nё kuptimin e shtrirjes sё nivelit qeverisës mё shumë ka qenë për rrafshin klanor e partiak sesa për interesin e përgjithshëm vitiase.

Andaj ne si Lëvizje VETЁVENDOSJE! qendra nё Viti, kërkojmë prej institucioneve përgjegjëse qё tё pёrmbushinё obligimin për tё cilat ishin zotuar dhe që përfundimisht tё marrin masa ndaj gjendjes reale nё sektorin e arsimit. Pasi lëshimi mё i madhë njëherit edhe mё dështues ёshtё gjendja e arsimit, ku i tёrё rrjeti i tyre klanorë ёshtё vendosur duke shkelur konkurse dhe eliminuar meritokracinё përfundon reagimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.