VV përfundimisht nuk merr pjesë në protestën e organizuar nga AAK e Nisma

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka theksuar se Vetëvendosje nuk po ia merr njerëzit e askujt. Sipas tij, në VV edhe më shumë do të ketë anëtarësime në këtë parti. Ai ka thënë se me VV-në, Kosova do të jetë vërtetë Republikë.
“Koncepti i VV-së i garanton shtetit të Kosovës barazi shoqërore dhe zhvillim ekonomik”, ka thënë Ymeri, raporton Gazeta Blic.
Ndërsa, Bajram Ajeti ka theksuar se nuk do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga AAK dhe Nisma. / Gazeta Blic