Eko Higjiena

KQZ-ja vendos: Fushata për zgjedhjet lokale nga 13 shtatori deri më 12 tetor, në orën 6:59 minuta

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme vendosi për afatet e të gjitha aktiviteteve zgjedhore dhe që i takojnë zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 12 tetor 2025, raporton Ekonomia Online.

Fushata për zgjedhjet lokale do të zhvillohet nga 13 shtatori deri më 12 tetor, në orën 6:59 minuta.

Uji Dea

Me anë të këtij vendimi, KQZ caktoi kohën e saktë të fillimit dhe të mbarimit të një aktiviteti zgjedhor në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve për kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.