ARKATANA

VV: Pensionet do të rriten, stabile dhe të mjaftueshme për gjeneratat e ardhshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qendra e Lëvizjes VV në Gjilan ka mbajtur takimin e radhës në kuadër të Zgjedhjeve të parakohshme. Këtë radhë kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes kanë takuar e bashkëbiseduar me pensionistët gjilanas.

Kandidatët për deputetë kanë paraqitur para të pranishmëve programin politik e ekonomik me të cilin do të qeveriste Lëvizja Vetëvendosje pas Zgjedhjeve të 11 qershorit.

Fokusi padyshim ishte skema pensionale e Lëvizjes dhe rritja e pensioneve, gjë e cila u pasua me një bashkëbisedim në mes pensionistëve dhe kandidatëve për deputetë.

Uji Dea

Pensionistët me mjaftë interesim i ndjekën fjalimet e kandidatëve për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes dhe në fund u ndanë të kënaqur mbi Alternativën qeverisëse.

Kandidati për deputet Ismajl Kurteshi theksoi se: “Alternativa qeverisëse e Lëvizjes VV synon të ndërtojë një sistem pensional të qëndrueshëm dhe të barabartë, që garanton pensione stabile dhe të mjaftueshme për gjeneratat e ardhshme, por në të njëjtën kohë përkujdeset për pensionistët.”

Kandidatët tjerë Nevzad Isufi dhe Shemsi Syla sqaruan para të pranishmëve sistemin pensional dhe se si Lëvizja Vetëvendosje mendon ngritjen e pensioneve. Shemsi Syla theksoi se: “Alternativa mendon për një kontribut shtesë që do të aplikohet në tregun e punës nga 5% në 8% , me ç’rast diferenca prej 3 % që do të siguroj të ardhura vjetore prej më shumë se 80 milion euro të cilat do të ndihmojnë në rritjen e pensioneve aktuale” thuhet në njoftimin e VV./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.