FIDANISHTJA

VV në Kamenicë e quan pushtetin çoroditës

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – LVV-ja, si opozitë konstruktive në Kuvendin e Komunës së Dardanës krejt këto shkelje do t’i adresojë në MAPL dhe në Gjykatë, për t’i ndalur hovin paligjshmërisë së filluar në Komunën e Dardanës me këtë pushtet të ri çoroditës.VV-ja do të punojë dhe angazhohet gjithmonë në interes të qytetarëve dhe për forcimin e institucioneve të komunës dhe zbatimin e ligjshmërisë së plotë në Komunën e Dardanës thuhet në njoftimin e VV.

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Dardanë me shqetësim po i ndjek zhvillimet në institucionet komunale, konkretisht punimet në mbledhjen e parë të Kuvendit të Komunës së Dardanës për këtë legjislaturë dhe për vitin 2014.

Në një komunikatë të kësaj qendre thuhet se më 10.01.2014, Kuvendi i Komunës në Dardanë mbajti mbledhjen e parë për vitin 2014, ku me këtë rast pati shumë shkelje ligjore dhe shkelje statutare siç ishin ndryshimi i statutit të Komunës së Dardanës pa debat me qytetarë dhe shoqërinë civile.

Për interesa të ngushta të këtij koalicioni PDK-AKR-AAK-GIZK(serbët), dëshira për të formuar sa më shumë drejtori në mënyrë për t’i përmbushur qëllimet e pushtetarëve dhe apetitet e këtij koalicioni joparimorë!

Ky koalicion në vend që të reduktojë shpenzimet në administratë dhe personel vetëm po i rritë ato dhe kështu po thellon humbjet në buxhet. Kjo gjë është kundërligjore, sepse një komunë me rreth 35.000 banorë sa i ka Komuna e Dardanës dhe me territor të tkurrur nga procesi i dëmshëm dhe i padrejtë i decentralizimit me 58 vendbanime, nuk duhet të ketë më shumë se 5+1 drejtori, e jo sa ka tani 11, një më pak sesa komuna më e madhe në shtet, Komuna e Prishtinës.

Dhënia e dy pozicioneve drejtuese minoritetit serb është në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen lokale të Republikës së Kosovës dhe statutin e Komunës së Dardanës, njërin në legjislativ: zëvendëskryesuesin e Kuvendit të Komunës si dhe tjetrin në ekzekutiv: nënkryetarin e dytë të Komunës së Dardanës.

Këto dy pozita pakicës serbe më nuk iu takojnë, ngase në bazë të regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, numri i popullsisë së kësaj pakice nuk arrin as në 5% nga ku rrjedhimisht dhe ligjërisht më nuk iu takojnë këto pozicione, por, koalicioni PDK-AAK-AKR, i bëri këto shkelje për shkak të përmbushjes së apetiteve të listës serbe GIZK, ngase dy mandatet që i ka kjo listë i duhen këtij koalicioni dhe kryetarit Sinani për të bërë votat e sigurta në kuvend për pazaret e dëmshme në dëm të interesave të qytetarëve.

Ne, Lëvizja Vetëvendosje! e përfaqësuar në Kuvendin e Komunës me një mandat këshilltari i kundërshtuam këto veprime, bashkë me grupin kuvendor të LDK-së, por, koalicioni qeverisës me 17 vota na mbivotoi dhe e bëri të veten.

Fundamenti

I pakënaqur me zhvillimin e mbledhjes dhe me sjelljen e kryesuesit të kuvendit, anëtari ynë në Kuvendin e Komunës, Arsim Thaçi në shenjë proteste e lëshoi mbledhjen.

Edhe gjatë zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Dardanës pati disa procedura të parregullta zgjedhore, ku në fletëvotimin e hartuar për kandidatin për kryesues, kishte paqartësi për mënyrën e votimit, pra, kishte vetëm një rubrikë (katrorë) dhe nuk theksohej se si të votohej, mungonin rubrikat (katrorët) për votimin kundër dhe për ambstenim.

Për të përmbushur apetitet e aleatëve të tij, kryetari Sinani bëri shkelje të dispozitave ligjore në fuqi kur emëroi zëvendëskryetarin dhe nënkryetarin nga anëtarët e koalicionit të tij(AAK-AKR), në kundërshtim të plotë me ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe statutin e Komunës së Dardanës.

Vërejtje tjetër shumë serioze ishte që nuk ka xhirime të plota dhe të rregullta për zhvillimin e seancës të Kuvendit të Komunës, si dhe pasqyrimi i atyre xhirimeve e lajmeve dhe njoftimeve në mënyrë të njëanshme në vebfaqen e komunës, ku mungon thelbi i zhvillimit të mbledhjes, diskutimet dhe propozimet e opozitës nuk figurojnë fare!

Qytetarët e Komunës së Dardanës dhe opinionin e gjerë askush nuk guxon t’a privojë nga e drejta e tyre për t’u informuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga punimet dhe zhvillimet e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Dardanës.

LVV-ja, si opozitë konstruktive në Kuvendin e Komunës së Dardanës krejt këto shkelje do t’i adresojë në MAPL dhe në Gjykatë, për t’i ndalur hovin paligjshmërisë së filluar në Komunën e Dardanës me këtë pushtet të ri çoroditës.

LVV-ja do të punojë dhe angazhohet gjithmonë në interes të qytetarëve dhe për forcimin e institucioneve të komunës dhe zbatimin e ligjshmërisë së plotë në Komunën e Dardanës thuhet në njoftimin e VV./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.