Krasniqi e quan Kurtin mashtrues: Armik kryesor i popullit të Kosovës
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi thotë se “armiku kryesor i popullit të Kosovës për këto 4 vite ishte vet qeveria e Kosovës”. Ajo e quan Kurtin mashtrues dhe demagog.
“Është e pashpjegueshme kritikat e miqve tanë edhe me fjalor jo diplomatik. E kanë katandisur dialogun, katandisje edhe në integrimet evropiane, rrënoi marrëdhëniet me aleatë dhe është e kuptueshme që sanksionet do të thellohen deri sa ky kryeministër ta largohet sepse është bërë armik i aspiratave tona shumëvjeçare”, thotë ajo.
Sipas Krasniqit, “9 shkurti është dita kur populli i Kosovës do ta largoj nga zyra e kryeministrit këtë mashtrues dhe demagog që Kosovës i ka shkaktuar dëme të parikuperueshme”.
“Vetëm me Lidhjen Demokratika ruhen vlerat e miqësisë së përhershme me ShBA dhe me vizionin e qartë të LDK-së do të bëhemi anëtar në NATO dhe BE”.