Hidromorava

VV mobilizohet, zgjedh shtabin zgjedhor

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan për shkak të zgjedhjeve të parakohshme nacionale, që mbahen më 11 qershor është mobilizuar menjëherë për këtë proces, duke shndërruar aktivitetin e saj në shtab zgjedhor si kundër që ka mbajtur takime me kryetarët e pikave, aktivistët dhe strukturat tjera organizative, ku u bisedua për aktualitetin politik në vend dhe obligimet e detyrat konkrete për zgjedhjet e përgjithshme.

Drejtuesit më të lartë të këtij subjekti i kanë informuar ata për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për hapat që do të ndërmerren në mobilizimin e të gjitha strukturave partiake për zgjedhjet e parakohshme nacionale.

Mobi Casa

Ndërkaq, përshtypja dhe disponimi për të votuar këtë parti nga elektorati i komunës së Gjilanit këtë herë është rritur pakrahasueshëm dukshëm dhe me përmasa më të mëdha se çdo herë më parë, ndonëse ne Gjilan LVV vazhdimisht ka qene njëra nder partitë me kryesore dhe nuk ka dyshim se në Gjilan në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e padiskutueshme e para. Lëvizja Vetëvendosje!, ka themeluar shtabin zgjedhor dhe trupat përcjellëse, të cilat do të përkujdesen për hartimin e agjendës së punëve për organizimin e fushatës elektorale.

Për shef të shtabit zgjedhor kjo parti politike ka emëruar deputetin më aktiv të legjislaturës më të fundit të Kuvendit të Kosovës dhe ish kryetarin e kësaj qendre Ismajl Kurteshin, ndërsa zëvendës shef të shtabit zgjedhor ka vendos për shefin e grupit të asambleistëve të LVV, Nevzad Isufin, derisa besimin për përgjegjës për informim e ka marrë asambleisti tjetër në Kuvendin Komunal, Fehmi Sylejmani. Gjithashtu të gjitha kryesitë e deritashme të pikave të kësaj partie janë shndërruar në shtabe zgjedhore ka thënë Fehmi Sylejmani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.