VV: Kyçja në autostradën “Arbën Xhaferi” arterie qarkullimi jetike për vitiasit
Viti – Lëvizja VETЁVENDOSJE! qendra nё Viti, përmes këtij reagimi dëshiron qё qytetarëve tё Vitisë, t’ua bёj me dije se pushteti komunal aktual me intriga e shantazhe si dhe me shpifje e dezinformime mundohet qё çfarëdo reagimi i cili nuk i përshtatet bartësve lokal t`i mohoj me tё vetmin qëllim qё veprimet e tyre t`i arsyetojnë.
Siç e kemi cek edhe mё herët, ashtu edhe këtu po theksojmë se vetëm njeriu me defekt shikimi nuk ёshtё nё gjendje tё kuptoj se sa ёshtё e rëndësishme kjo arterie qarkullimi për banorë tё Vitisë, po edhe tё lokaliteteve dhe fshatrave tё Ferizajt siç janë : Komogllava, Gёrlica, Varoshi etj., qё janë ndër fshatrat mё tё mёdhenjёt jo vetëm nё regjion po mbase edhe nё tёrё Republikën e Kosovës. Projekti i magjistrales që lidhё Prishtinën me Shkupin, nuk ёshtё se ёshtё i përfunduar gjatё qeverisjes se mëparshme-PDK-së. Ky projekt nacional gjithsesi se ёshtё përfunduar gjatё kësaj qeverisje pra LDK-së. Dhe ajo çfarë na shqetëson mё shumё ёshtё pse kryetari Haliti, përmes manipulimeve dhe shtrembërimeve tenton tё shkaktoj mjegullnaje në opinion vitias dhe kësisoji t`i ik pёrgjegjёsisё publike. Arsyetimi absurd se nuk ka ndikim qeveria lokale nё vendimet e asaj qёndrore nuk qëndron sepse autostrada duhet tё projektohet asisoji qё tё jetë nё shërbim tё qytetarit e jo e kundërta. Për rikujtim kёto projekte jo qё janё projekte qё hartohen prej kohës pёr njё regjion tё caktuar, por janё projekte nёn moton ”Projekto dhe Ndёrto”, pra projekte tё aty pёr atyshme, dhe qё kanё pёr qёllim interesin nacional.
Konsiderojmë edhe njëherë se kyçja përmes rrugëve alternative, ёshtё kyçje jo e leverdishme dhe si e tillё shkakton dëme tё pariparueshme. Duke u pretenduar ashtu, siç edhe kryetari Haliti thekson, ai projekte do tё jetё segment i cili nuk do iu përgjigjet pozitivisht qytetarëve tё vitisё si dhe lokaliteteve tjera. Pra ёshtё moment vendimtar qё ekzekutivi lokal tё ushtroj tё drejtën siç e posedon dhe tё ndikoj nё lidhjen e Vitisë nё kёtё segment ekonomik. Përndryshe çdo konstatim tjetёr ёshtё i pavlerë dhe si i tillё pёrbёn masë tё madhe tё ndëshkimit.
Pёr tё mos mbetur borxh dhe tё mos themi se ёshtё krejt e zezё puna e kryetarit, dorën nё zemër ,e ka kuptuar se duhet biseduar me nivelin qёndrorё dhe e ka iniciuar takimin me ministrin Zharku, me përfaqësuesit e gati tё gjitha subjekteve politike qё veprojnë nё Kuvendin Komunal, por rolin e tij si i pari i komunës dhe sidomos ndikimin qё duhet ta ketë para organeve qendrore e ka luajtur me hipokrizi. Fytyra e kundërt e tij ka qenё opsioni i rrugës alternative e jo ajo ekzistuese.
Arsyetimi i tij se nuk ka mjete pёr tё ndërhy nё autostradë qё sipas tij do tё duheshin 3-5 milion euro, ёshtё i pasaktë dhe pёr mё keq i pavërtetë. Çdo konstatim i kundërt në raport me pikën e Gerlicёs, konsiston nё ikjen e pёrgjegjёsisё lokale dhe kësisoji të shkaktoj konfuzion tek vitiasit.
Ndërsa takimi i djeshëm kinse për një ndikim tek organet qendrore, më shumë është takim i nivelit formal sesa që mund të ketë substancë, pasi vetë ai në takimin që kishte pasur para ca kohe me ministrin Zharku, nuk kishte shpreh gatishmëri dhe vullnet për një proces të tillë. Në këtë frymë takimi i djeshëm me të parin e ekzekutivit qendrorë më shumë përdorët si fotografi përpara opinionit vitias sesa që njëmend të ketë diskutuar-shqyrtuar kërkesën e subjekteve opozitare për kyçjen e Vitisë përmes Gërlicës në autostradën “Arbën Xhaferi” thuhet në reagimin e VV dega në Viti./rajonipress/


