Eko Higjiena

VV kundër marrëveshjes, në Kuvend dhe në rrugë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka thënë se subjekti i tij do të angazhohet për ta kundërshtuar marrëveshjen e arritur në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic.

Kurti ka folur të dielën në mbledhjen e tetë të Këshillit të Përgjithshëm të lëvizjes “Vetëvendosje”.

“Lëvizja ‘Vetëvendosje’ do të aktivizohet, do të organizohet për kundërshtim të fuqishëm të kësaj marrëveshje edhe në Kuvendin e Kosovës e edhe jashtë tij”, ka thënë ai, transmeton Koha..

Ai ka është shprehur të shpresojë në mbështetjen e subjekteve të tjera për iniciativën e lëvizjes “Vetëvendosje” për të themeluar Komision hetimor për dialogun me Serbinë në Kuvendin e Kosovës.

UBT

Kurti ka thënë se duhet të ndërpriten përfundimisht dhe zyrtarisht bisedimet me Serbinë, të cilat, sipas tij, janë bisedime pa kushte për Serbinë dhe për çështje të brendshme të Kosovës, çka me to nuk forcohet pavarësia e Kosovës prej Serbisë, por pavarësia e veriut të Kosovës prej Kosovës.

Ai ka thënë se mundësia e vetme për ta bashkuar qytetin e Mitrovicës mbetet Alternativa qeverisëse e subjektit të tij. “Në veri të ketë një prezencë të shtuar të policisë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme atje. Një bazë e njësisë speciale të policisë së Kosovës të jetë e vendosur në Lagjen e Boshnjakëve, në ish bazën e KFOR-it, përkatësisht ish remontin ushtarak. Dy baza të tjera të njësisë speciale së bashku edhe me forcat ushtarake të jenë në afërsi të pikave kufitare 1 dhe 31”, ka cituar ai pjesë të Alternativës

Kurti e ka parë të padrejtë qasjen e Qeverisë së Kosovës në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës duke i përshkruar ata si të mashtruar të pushtetarëve në Kosovë.

Pas fjalës së Kurtit, mbledhja e “Vetëvendosjes”, është mbyllur për media dhe ajo po vazhdon konform agjendës së saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.