Eko Higjiena

VV: Komunën e Vitisë po e përcjell një fatkeqësi e madhe me rrugët e ndërtuara?

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Jemi dëshmitar të kohës se qeverisja komunale e udhëhequr nga Sokol Haliti, njëherësh edhe kryetari i LDK-së nё Viti është munduar qё gjatë qeverisjes prej 4 vitesh tё bёjё investime kapitale sidomos nё ndërtimin e rrugëve nё komunën e Vitisë. Mirëpo që tё gjitha këto investime kanë rezultuar tё jenё kryer nё mënyrën mё tё keqe tё mundur nga kompanitë tё cilat i kanë ndërtuar këto rrugë siç janë rruga e fshatit Terpezё e cila nuk ka qëndruar as gjashtë muaj dhe është prishur menjëherë pastaj rruga tё shkolla e mesme në fshatin Pozharan për rreth parkut, rruga tek Morava rruga e quajtur “Agim Ramadani” pastaj rruga Ramnisht – Lubishtë, rruga e fshatit Stubёll, dhe shumë e shumë rrugë tё tjera tё cilat as pa i bërë një viti janë shkatërruar thuhet në reagimin e LVV dega në Viti.

Krahas këtyre defekteve të qëllimta, është edhe rruga e fshatit Podgorc, që pothuaj tashmë e dy muaj është lën vetëm me zhavorr, pa e përfunduar edhe pse janë filluar punimet për renovim.

Tё gjitha këto projekte kapitale kanë kushtuar me qindra e mija euro, para tё cilat janë tё mbledhura direkt nga mjetet e qytetarëve tё Komunës sё Vitisë dhe për kёtë nuk ka dhёnё përgjegjësi deri me sot asnjë zyrtar i komunës sё Vitisë.

Mobi Casa

Çdo projekt kalon nëpër disa faza

Faza e prokurimit publik, pastaj faza e mbikëqyrjes se punës, pastaj faza e pranimit tё punës dhe nё fund faza e ekzekutimit tё mjeteve. Mirëpo edhe pse zyrtarët e këtyre departamenteve janë tё ndikuar direkt nga kryetari i komunës nё kёtë rast përgjegjësia bie direkt në kryetarin e komunës i cili nuk po i menaxhon funksioni i cili i është besuar nga qytetarët e komunës se Vitisë me qëllim apo nga mosdija, për arsye se nuk ka mundësi një rrugë qё ndërtohet apo shtrohet ende pa i bёrё gjashtë muaj apo një vit të shkatërrohet.

Faji gjithmonë mbetet jetim mirëpo këtu kemi një fajtor e ai është Kryetari i tanishëm Sokol Haliti i cili deri tani është dashtë tё jap dorëheqje dhe tё lëshoj rrugën dikujt i cili dinё tё menaxhoj me institucionin mё tё lart nё komunën e Vitisë. Kjo qeverisje pothuaj se përmbushi mandatin qytetarë, dhe përgjatë kohës sa ka qeverisur me publikun, më shumë njihet për papërgjegjshmëri dhe mos-transparencë sesa që të jetë munduar të aplikoj parimin e një qeverisje të shëndoshë. Kjo qeverisje i shërben vetëm klikës së Sokol Halitit, i shërben vetëm pretendimit për të manipuluar me qytetarët. Qytetarët për shkak të keqmenaxhimit dhe manipulimit që kanë marrë, dhanë ndëshkimin më 11 qershor, por ky ndëshkim do të jetë prezent edhe në zgjedhjet e 22 tetorit, kur edhe përfundimisht do të largohet kjo mendësi prej të qeverisurit gabim dhe jo-dinjitetshëm përfundon reagimi i LVV dega në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.