Eko Higjiena

VV: Komuna e përgjumur, po i mashtron qytetarët

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Besa Baftiu, këshilltare komunale dhe kandidate për deputete adresoi disa probleme komunale, me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Gjilanit. “Fushata zgjedhore zgjoi nga gjumi kryetarin e Komunës, Lutfi Haziri dhe këto ditë po riparohen disa rrugë të qytetit. Kjo është bërë me qëllim që të japin përshtypjen te qytetarët se komuna e përgjumur prej 6 muajve, ka filluar të zgjohet, ka thënë ajo.

Drejtues të Lëvizjes “Vetëvendosje” në Gjilan, kanë se në këtë subjekt ka pasur aderime të reja. Të premten, në një konferencë me gazetarë, Ismajl Kurteshi, kryetar i VV në Gjilan, ka thënë se e vetmja forcë politike që mundet me ndryshua mënyrën e udhëheqjes së vendit dhe nxjerrjen e Kosovës nga kthetrat e pushtetarëve të korruptuar, është “Vetëvendosje”.

Duke përmendur disa prej aderimeve të reja, Kurteshi ka thënë se kështu po shterojnë partitë proçka, derisa po rritet lumi i quajtur “Vetëvendosje”.

Besa Baftiu, këshilltare komunale dhe kandidate për deputete adresoi disa probleme komunale, me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Gjilanit. “Fushata zgjedhore zgjoi nga gjumi kryetarin e Komunës, Lutfi Haziri dhe këto ditë po riparohen disa rrugë të qytetit. Kjo është bërë me qëllim që të japin përshtypjen te qytetarët se komuna e përgjumur prej 6 muajve, ka filluar të zgjohet, ka thënë ajo.

ARKATANA

Një çështje tjetër për të cilën janë të shqetësuar qytetarët, ka thënë ajo, është mungesa e ujit për më tepër se një muaj në një pjesë të qytetit, konkretisht në rrugën “Reshat Ymeri”, ku ka pasur një prishje. “Kërkojmë nga komuna që të marrë masa të menjëhershme dhe ta sanojë këtë gjendje të pa përballueshme në këtë lagje dhe lagjet tjera”, ka thënë Baftiu.

Përparim Muja, po ashtu kandidat për deputet, tha se VV parasheh në programin e saj ndihmat për prodhuesit vendorë dhe investimet në fusha të ndryshme që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik, janë arsyeja e hyrjes së tij në Vetëvendosje.

Shemsi Syla, shef i shtabit zgjedhor dhe njëherësh kandidat për deputet, tha se në disa lokalitete ku më parë ka pas zbrazëtira tashmë puna është shumë më mirë. Ndërkaq Erduan Hamiti, duke numëruar arsyet e braktisjes së PDK, ka përmendur edhe arsyet pse ka zgjedhur VV-në dhe përgatitë që ka ajo për të dalë fituese më 8 qershor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.