UBT

VV: Kokat e krimit në pushtet, duhet t’i rrëzoj populli

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Publikimi i përgjimeve të bisedave të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ku dëgjohet se si koordinohen të gjitha aktivitet e paligjshme të partisë së tij, bëri që të ketë reagime të shumta.

Lidhur me këto përgjime Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media.

Deputeti i kësaj lëvizje, Glauk Konjufca theksoi se këta njerëz nuk kanë legjitimitet të marrin vendime madhore për shtetin kur janë të zhytur në korrupsion.

“Kjo skenë e kriminalizuar e privatizimit të Republikës tonë për përfitime personale nuk është e rastësishme që po na sjellë marrëveshje të dëmshme për vendin. Këta njerëz siç po vret edhe në publikime tregojnë janë të shantazhuar prej korrupsionit që janë zhytur. Këta njerëz nuk kanë legjitimitet të marrin vendime madhore për shtetin”, ka thënë Konjufca, transmeton Telegrafi.

Fundamenti

Ai ka shtuar më pas se kjo është edhe një arsye më shumë që tregon se vendimet e tyre të cilat ata i kanë marrë, shumë prej tyre nuk duhet të pranohen si vendime dhe shumë prej tyre duhet të rishqyrtohen

“Këta njerëz tregojnë se nuk do të largohen vetë nga pushteti por duhet ti rrëzojë populli. Ftoj prokurorinë që këta njerëz ti ndëshkojë këta persona që e organizojnë krimin e shtetit”, u shpreh Konjufca.

Në anën tjetër, Albulena Haxhiu ka thënë se dje është dëshmuar që Kosova nuk udhëhiqet nga politikanë të ndershëm po nga kokat e krimit.

Ajo ka shtuar se Kosova pas këtyre përgjimeve nuk është në situatë të duhur dhe se për mundësin e organizmit të ndonjë proteste do të njoftojnë me kohë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.