Eko Higjiena

VV : Haliti duhet të sqarohet për çmimin e blerë ”Misionar paqeje”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti në muajin maj të vitit 2014, kishte marrë çmimin “Misionar Paqeje”, nga një organizatë me seli në Shqipëri, e cila tashmë po delë të jetë e dyshimtë për shitje të titujve në emër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara thuhet në reagimin e VV dega në Viti.

Kryetari Haliti, për manipulimin e bërë, pra blerje të çmimit ”Misionar Paqeje”, është mirë të sqarohet para opinionit vitias, dhe të tregoj arsyet pse është sjellë në atë mënyrë.

Shpërgjegjёsimi dhe manipulimi me detyrën zyrtare, prej të qenit kryetar i Vitisë, duhet të sanksionohet me rregullat në fuqi në mënyrë që akte të tilla të mos përsëritën.

Përpjekja e tij manipulative për të rehabilituar personalitetin e tij politik si dhe perceptimin qytetarë përmes parasë publike duhet të ndëshkohet prej elektoratit të përgjithshëm vitias. Qeverisja aktuale, çdo ditë e më shumë po arrinë të dëshmojë të kundërtën e qeverisjes së mirë, pra degradim të sferës publike dhe keqpërdorim i parasë dhe besimit qytetarë.

Mobi Casa

Mbi këtë bazë deklarojmë edhe njëherë se kjo shkelje e pashembullt e buxhetit qytetarë dhe përpjekje për të rregulluar imazhin e tij negativ në raport më qytetarët duhet të shërbej si pikënisje njëkohësisht edhe dëshmi pse ky mentalitet korruptiv duhet të shkoj.

Është për keqardhje njëherit edhe fatkeqësi që qytetarët e Vitisë, arrijnë të jenë nën këtë logjikë qeverisëse, logjikë e cila arrinë të përfitoj dhe përçoj në opinion mesazh se kemi të bëjmë me një qeverisje të drejtë dhe të përgjegjshme. E vërteta e kësaj qeverisje të dobët politike përpos që është gjendje e mjerueshme që mbizotëron në Komunën e Vitisë, është edhe gatishmëria e këtij niveli qeverisës për të sanuar fytyrën-qeverisjen e tyre të degraduar.

Kështu që ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! qendra në Viti, shprehim shqetësim në lidhje më atë akt “blerje të këtij çmimi dhe paraqitje e tij si vlerësim për punën e bërë”. Ky akt manipulimi konsiderojmë se duhet të sqarohet në sy të qytetarëve vitias thuhet në reagim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.