Fundamenti

VV gati për protestën e së shtunës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! , ka mbajtur një konferencë për shtyp një ditë para protestës të së shtunës, duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallime politike, të kundërshtojnë ngritjen e tatimeve, korrupsionin në komunë dhe nepotizmin e përhapur në tërë institucionet publike, duke dalur në sheshin “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”, pranë Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, në qendër të qytetit të Gjilanit.

Nevzad Isufi duke folur për përgatitjet për protestën e 16 marsit, tha se përgatitjet tashmë janë bërë gati dhe ka shumë qytetarë që kanë marrë njoftimin për të protestuar. “U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për të kundërshtuar këtë model qeverisës në komunën tonë, thellimin e varfërisë e të papunësisë, rritjen e nepotizmit dhe korrupsionit në komunë, ngritjen e tatimeve për të gjitha shtresat shoqërore pa dallime dhe shumë projekteve të zvarritura me vite”.

FIDANISHTJA

Nënkryetari Isufi, kritikoi pushtetin komunal, sipas të cilit, menjëherë pas vendosjeve të pushteteve, shumë shpejtë po harrohet se, “ato institucione do të duhej të ishin për qytetarë, për trajtimin me seriozitet të problemeve të tyre e jo për ngarkesa që bëjnë jetën e tyre të papërballueshme”. “Nëse tatimet shtohen për çdo ditë, ndërsa në anën tjetër, papunësia është në kulm, atëherë shtrenjtohet vetë standardi jetësor në të gjitha drejtimet” – shtoi Isufi.

“Qytetarët nuk mund që në forma të ndryshme të bëhen kompensues të borxheve të komunës. Kryetari i komunës dhe pushtetet vendosen për të krijuar politika zhvillimore, e jo për të bërë politika inkasantësh dhe gjobash” – përfundoi Isufi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: