Eko Higjiena

VV, e vetme kundër Rexhepit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, ende nuk e ka gjetur mbështetjen e partive tjera opozitare për ta ftuar në interpelancë ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepin.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, nuk ka mundur të thotë nëse e kanë mbështetjen e opozitës që t’i kërkojnë kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, mirëpo sipas tij, kjo do të duhej të ndodhte pas debatit në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Nsërkaq, sekretari i përgjithshëm i LDK-së njëherësh anëtar i kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Ismet Beqiri, nuk është në dijeni për një kërkesë të tillë nga ana e Vetëvendosjes.

ARKATANA

“Unë nuk kam informata për një kërkesë të tillë”, ka thënë shkurt Beqiri.
Nga ana tjetër, deputeti i AAK-së, Ahmeti Isufi, ka thënë se do ta shohin rrjedhën e debatit në seancë dhe në bazë të vlerësimeve të shumicës së Kuvendit do të vendosin për veprimet e mëtutjeshme.

Ndonëse, sipas tij, është AAK-ja që edhe më herët ka kërkuar dorëheqjen e këtij ministri. “Kjo është pasojë e krejt keqqeverisjes në vend, e cila nuk varet vetëm prej një ministri, por prej kryeministrit dhe qeverisë”, ka thënë Isufi.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.