KKVITI

VV e “Vatra” solidarizohen me Luginën e Preshevës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shoqata “Vatra” dhe Vetëvendosje (VV) kanë paralajmëruar një marsh protestues këtë të enjte në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Vetëvendosje në bashkëorganizim edhe me shoqatën “Vatra”, por edhe grupe tjera të enjten duke filluar nga ora 12.00 kanë paralajmëruar një marsh protestues – solidarizues në mbështetje të Luginës së Preshevës.

Ismajl Kurteshi, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten në këtë marsh për të protestuar në mënyrë të qetë për qytetarët e asaj ane të cilëve po i shkelen të drejtat sistematikisht.

Mobi Casa

Ai tha se me këtë marsh solidarizues kërkohet realizimi i të drejtave të popullatës së asaj ane. Kurteshi ka thënë se për këtë pjesë duhet një zgjidhje e përhershme. “Edhe po të kthehet lapidari në vend nuk është ndonjë zgjidhje sepse asaj pjese nuk i duhen zgjidhje parciale dhe ne nuk duhet të sillemi me vesh të shurdhët, por duhet që çështja e shqiptarëve të asaj pjesë të jetë në tryezën e bisedimeve dhe zgjidhja të bëhet e përhershme”, ka shtuar Kurteshi.

Kurse Kushtrim Kadriun nga shoqata “Vatra” tha se ky marsh ka për qëllim që të sensibilizoj dhe të përkrah pa rezervë të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Besoj që kësaj radhe do të kemi më shumë qytetarë dhe kërkojmë që marshi të jetë i qetë dhe paqësor” ka thënë Kadriu./rajonipress/