VV: Dështimet e qeverisjes komunale kanë arritur të shtrihen në çdo sferë të jetës
Viti – Qeverisja Haliti, si gjithnjë çdo ditë e më shumë po arrinë të prezanton të kundërtën e qytetarëve, pra qeverisje e cila nuk shkon në favor me nevojën e përgjithshme të qytetarëve thuhet në reagimin e Vetëvendosjes në Viti.
Këtij dështimi as fshati Lubishtë nuk ka arritur t`i shpëtoj, përkatësisht shkolla e saj “Dëshmorët e Lubishtës”, e cila tash e disa muaj arrinë edhe gjatë kësaj kohë të acartë të përballet me mungesën e ujit të pijshëm, përkatësisht mosfunksionalizimin e rrjetit të ujësjellësit.
Pra, dështimet e kësaj qeverisje kanë arritur të shtrihen në çdo sferë të jetës, dhe nga një neglizhencë e tillë, gjithnjë e më shumë po pësojnë qytetarët vitias.
Andaj duke parë këtë gjendje të rënd në shkollën e fshatit Lubishtë, ne si Lëvizje VV qendra në Viti, lusim organet kompetente të cilat janë përbrenda obligimit ligjor që të intervenojnë në sanimin e kësaj problematike, në mënyrë që sistemi edukativo-arsimor të funksionoj normalisht thuhet në reagim./rajonipress/


