UBT

VV: Aferat e pushtetarëve po e rëndojnë imazhin e Vitisë!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Lëvizja VETËVENDOSJE! qendra në Viti, përmes këtij reagimi i drejtohet opinionit publik për të saktësuar shqetësimin e saj lidhur me aferat e ndryshme të pushtetarëve të LDK-së nё komunën tonë, të cilat po rëndojnë në vazhdimësi imazhin e Vitisë. Duke pasur parasysh numrin e madhë të çështjeve të dëmshme, ne nё kёtё rast do të kufizohemi vetëm në temat aktuale.

Para disa muajve në media ishte përfolur dënimi me burg me kusht i kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira, për shtrembërimin e vullnetit të qytetarëve të Pozheranit duke manipuluar me votën e lirë të tyre. Mungesa e sqarimit të kësaj situate nga “këshilltari më i votuar i Vitisë” si dhe mosmarrja e masave adekuate prej organeve përkatëse ka rënduar edhe më tej imazhin dhe qytetarët e Vitisë.

Sa i përket menaxhimit të “shkëlqyer” me Vitinë që pretendohet nga qeverisja në ikje e LDK-së është për tu shqetësuar edhe me akuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, lidhur me dyshimin se po i njëjti kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke dëmtuar buxhetin komunal, aktakuzë e bazuar kjo në të gjeturat e auditorit të përgjithshëm.

Komunës së Vitisë, këto ditë iu shtua edhe një skandal tjetër ku gazetaria hulumtuese italiane zbuloj se një shoqatë mashtruese që shiste tituj si « Ambasador i paqes së OKB-së » kishte dekoruar ndër të tjerë edhe kryetarin në ikje të Vitisë, z. Sokol Haliti me këtë titull “Misionar paqeje“.

FIDANISHTJA

Përveç naivitetit të skajshëm të treguar nga kreu në ikje i Vitisë, ёshtё pёr keqardhje se në këtë ceremoni kishte marrë pjesë edhe kryetari i LDK-s, z. Mustafa, tashmë kryeministër në ikje i cili ishte treguar jo më pak naiv për titujt që bartë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Viti shpreh shqetësimin me praktikat e përdorimit tё buxhetit për marketing personal duke u përpjekur për të paraqitur një pasqyrë të shtrembëruar të përformancës se qeverisjes sё tij për ta mbuluar keq-menaxhimin e Qeverisjes së LDK-së me Vitinë. Me këto forma veprimi, Qeverisja e LDK-së nё Viti dhe institucioni i Kryetarit të Komunës ёshtё shndërruar në objekt tallje dhe përfitimesh për organizata të dyshimta matrapazësh. Edhe njëherë po kërkojmë qё kryetari Haliti tё sqaroj se me cilin buxhet ёshtё blerë ky titull nga kjo kjo organizatë e dyshimtë? Nё kushtet normale nё njё shtet demokratik nё momentin e tё bёrit lajm tё këtij rasti, do tё angazhoheshin menjëherë organet e hetuesisë.

Sikur të ishte shpenzuar çereku i këtyre mjeteve në promovimin e vlerave kulturore, turistike, të ekonomisë dhe biznesit të Vitisë, sigurisht se edhe Lëvizja VETËVENDOSJE! në Viti dhe qytetarët e saj do të i ishin gëzuar suksesit. Por, fatkeqësisht kryetari Haliti dhe vartësit e tij janë bёrё shembulli mё i keq i mashtrimeve dhe abuzimeve me buxhetin e qytetarëve tё komunës sonë thuhet në reagimin e Lëvizjes VV dega në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.