ARKATANA

VV: 18 zyrtarë të lartë të PDK-së, probleme me ligjin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje organizuan sot një aksion simbolik në sheshin Nëna Terezë, ku paraqitën listën e zyrtarëve të partisë në pushtet të cilët janë të akuzuar, në arrati dhe nën hetime.

“Nga një kërkim krejt modest që kemi bërë në Lëvizjen Vetëvendosje na dolën 18 zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët kanë pasur probleme me ligjin. Tetë prej tyre janë kryetarë komunash, disa të dënuar e pastaj të falur, të arratisur, por shumica prej tyre nën hetime. Sigurisht, në situatën ku shteti është kapur nga krimi, dënohen vetëm rastet më banale dhe që nuk e rrezikojnë piramidën”, kanë thënë aktivistët e kësaj lëvizjeje.

Këta pushtetarë – sipas Vetëvendosjes – aty ku nuk kanë privatizuar ndërmarrjet, kanë grabitur e përvetësuar jashtëligjshëm pronën publike. “Aty ku nuk kanë përvetësuar pronë, kanë vjedhur buxhetin, pra taksat e qytetarëve përmes tenderëve shumë milionësh”.

Fundamenti

“Rezistenca e dikurshme konsiderohet si investim prej nga do të vijnë përfitimet e sotme. Sakrifica e djeshme është bërë justifikimi i shtypjes së sotme. Në emër të luftës çlirimtare, shumë nga zyrtarët e PDK-së janë shndërruar në okupatorë kriminalë”, thuhet në një komunikatë të Vetëvendosjes.

“Kjo rrjetë kriminale që mban emrin PDK ka shtrirë ndikimin e saj edhe në sistemin gjyqësor. Është iluzore të presësh rezultate prej njësisë Task Force të iniciuar nga vetë kreu i kësaj Qeverie tashmë të inkriminuar. Ata nuk do ta gjykojnë vetveten. Drejtësia ligjore nuk mund të vendoset pa u vendosur drejtësia politike. Gjykimi popullor që dënon sistemin që e ka vendosur mekanizmin korruptiv, është hapje e rrugës për drejtësinë ligjore që heton secilin krim një nga një”, përfundon komunikata. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.