FITORJA

Vushtrriasit edhe një stinor në Superligë

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: mbi 4000. Shënues: Zeneli ‘ 53, Shala ’81 – Gashi ‘ 27. Gjyqtarë: P. Hasani, F. Berisha, K. Bajrami, B. Fejzullahu. Kartoni i verdhë: Statovci, Osmani, Rashica, Kera (Kosova) – Qarkaxhija, Brando, Jasiqi, Daci (Deçani). Llamkos Kosova – Deçani 2:1 (0:1).

Llamkos Kosova – Zymberi (Beqiri), Kera, Gerxhaliu, Dragusha, Prekazi (Shala), Krasniqi, V. Rashica, Statovci, Zejnullahu, M. Rashica, Zeneli. Trajner: Ismet Munishi

Deçani – Haxhiaj, Qarkaxhija, Cacaj, Jasiqi, Kabashi, Brando, Milicaj (Vishaj), Daci, Bajraktari, Gashi (Lataj), Bruqi (Pervorfi). Trajner: Erdogan Celina.

Ndeshja e barazhit ndërmjet skuadrës së Llamkos Kosovës që ishte e pozicionuar në vendit e dhjetë në Superligën e Kosovës dhe skuadrës së Deçanit që vinte nga pozita e tretë e Ligës së Parë të Kosovës, ka përfunduar me fitoren e Llamkos Kosovës nga Vushtrria me rezultat 2:1, fal lojës më të mirë në 45 minutat e dytë. Me këtë fitore Llamkos Kosova edhe një vit do të garon në elitën e futbollit kosovar, derisa Deçani mbetet me shpresë që vitet e ardhshme të arrij në Superligë.

Dy skuadrat në Gjilan kishin udhëtuar të përkrahur nga simpatizuesit e tyre, Në njërën anë “Forca” nga Vushtrria që në këtë ndeshje ishte në numër më të madh dhe “Luftëtarët” nga Deçani që kishin afro 500 shikues, dhe që gjatë 90 minutave anuan për skuadrat e tyre dhe krijuan atmosferë të bukur.

Deri në minutën e 20, nuk kishte ndonjë rast për të veçuar dhe se dy skuadrat më shumë ishin të interesuar që në këtë fillim të mos pësojnë, duke dëshiruar që me kundërsulme të dënojnë skuadrën në anën e kundërt.

Fundamenti

Rasti i parë për shënim është paraqitur për sulmuesin Krasniqi të Vushtrrisë që nga më të për se 25 metra ka goditur aty ku bashkohen vertikalja dhe horizontalja.

Në minutën e 27, portieri i Vushtrrisë bën gabim fatal, duke reaguar ngathët në topin e kthyer nga një mbrojtës i tij brenda zonës, këtë e shfrytëzon Gashi i Deçanit që ia merr topin nga posedimi dhe shënon në portën e zbrazët për rezultatin 1:0 për Deçanin.

Pas pranimit të golit, Vushtrriasit orientohen në sulm me të gjitha forcat, që të barazojnë rezultatin sa më shpejt, por këtë nuk e kanë arritur në 45 minutat e parë. Me të filluar pjesa e dytë, pra në minutën e 53, vushtrriasit kanë barazuar rezultatin pasi M. Rashica nga e djathta i ka ikur mbrojtësit Jasiqi, është futur brenda zonës dhe bukur ka harkuar deri te Zeneli që me kokë është shkëputur më së larti, për të shënuar gol të bukur pasi topi së pari godet transversalen, e pastaj futet në rrjetë.

Loja e mirë e vushtrriasve ka vazhduar edhe pas shënimit të golit dhe rastet e tyre për shënim ishin të shumta. Në minutën e 81, Vushtrria ka shënuar edhe golin e epërsisë dhe të fitores në këtë ndeshje nëpërmjet zëvendësuesit Bashkim Shala që me gjuajtje të fortë dhe të saktë nga 30 metra ka shënuar golin e fitores për rezultatin përfundimtar 2:1.

Erdogan Celina, kryetrajner i Deçanit- Luajtëm mirë në pjesën e parë, por në të dytën ekipi nga Superliga e shfrytëzoi përvojën e vet, por edhe ishte më i përgatitur në aspektin fizik.

Ismet Munishi, kryetrajneri i Llamkos Kosovës- Fitoren ia dedikoj adhuruesve tanë “Forca”. Patëm një kundërshtar tejet të fortë dhe patëm ndeshjen më të vështirë në këtë kampionat, por në fund jemi të lumtur që ia dolëm të shpëtojmë. Do të krijojmë një ekip për Evropë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.