Fundamenti

Vullneti për dialog

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Blerim Shala ka treguar vullnet për të marrë poste shtetërore sa herë që Kosova ka biseduar me Serbinë. I përfshirë në të gjitha negociatat shqiptaro-serbe prej vitit 1999, Shala tradicionalisht e ka mbajtur postin e koordinatorit. Në bisedimet e Vjenës dikush e kishte quajtur postier, ndërsa tash njeri të kompromiseve. Por, gazetari i dikurshëm vazhdon të mbajë raporte të mira me të gjithë.

Pothuajse është e sigurt se edhe një libër i ri që flet për fitoren e Kosovës do ta ketë autor Blerim Shalën, i cili po vazhdon të mbajë tradicionalisht postin e koordinatorit politik në dialogun Kosovë-Serbi.

Por, se si do të dalë Kosova nga procesi i dialogut të radhës ende nuk dihet saktësisht. Gjithçka do të sqarohet pasi të përfundojë problemi i Veriut.

E kur është fjala për librat, Shala është treguar mjaft i shkathët.

Ai kishte botuar një libër për negociatat e Rambouillet më 1999 të titulluar “Vitet e Kosovës”, e të cilën e ka ribotuar gjatë vitit 2012 më një titull tjetër “Libri i Fitores” duke e prezantuar si një libër krejtësisht të ri dhe pa treguar se bëhet fjalë për ribotim.

Studenti shembullor i Filozofisë dhe Sociologjisë dhe njëri prej gazetarëve më të njohur në vend që prej se ka hyrë në politikë nuk ka polemizuar me asnjë prej politikanëve të Kosovës.

Krejt karrierën e tij Shala e ka ndërtuar duke shkruar analiza dhe duke komentuar ngjarjet kryesor në vend.

Por, ambiciet e tij nuk kanë qenë të vogla për pushtet.

Ai kishte pritur që të bëhet Presidenti i Kosovës në vitin 2011, por zyrtarët e tjerë të AAK’së nuk ishin pajtuar për këtë.

Që nga 12 qershori i vitit 2008 Shala është zgjedhur Nënkryetar i parë i AAK’së.

Shumëkush kishte pritur se hyrja e Blerim Shalës në AAK do të shënonte ndryshimin thelbësor në partinë e Ramush Haradinajt dhe në skenën politike.

Megjithatë, ai i mbeti besnik stilit të tij – të mos polemizojë me askënd dhe t’i përshtatet vendit ku punon.

UBT

Shala ka udhëhequr partinë e Ramush Haradinajt në periudhën më të keqe të saj, kur udhëheqësi i saj ishte në Hagë.

Afrimi i AAK’së me PDK’në ka rezultuar me shpërblim për Shalën.

Së fundmi, ai ka rimarrë pozitën e koordinatorit politik me dekret të Presidentes Jahjaga, ndërsa menjëherë Qeveria ia ka bërë vendin afër Hashim Thaçit.

Disa parti opozitare kanë paralajmëruar se Dekretin e Presidentes do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese për të parë nëse është shkelur dokumenti më i lartë i shtetit në rastin e Blerim Shalës.

Sipas juristëve, problematike për të emërimin e Shalës është se një deputet nuk guxon të ketë zyrë në të njëjtin objekt me Kryeministrin, pasi Kushtetua ndan edhe fizikisht pushtetet.

Për punën që do të bëjë në dialog, Shala do të paguhet 1 mijë e 30 euro. Në kohën kur kishte koordinuar bisedimet e Vjenës, ai kishte përfituar më shumë se 55 mijë euro.

Në Agjencinë Antikorrupsion, Shala ka treguar se ka një banesë në vlerë prej 100 mijë eurosh, një veturë prej 5 mijë euro, si dhe ka të kursyera në bankë 212 mijë e 215 euro.

Ai ka treguar burimin e të ardhurave financiare.

Prej AAK’së ka shënuar se për një vit merr 1 mijë e 754 euro; pension të moshës nga buxheti i Kosovës 540 euro; 3 mijë e 800 euro si kolumnistë dhe rroga vjetore në Kuvend pa honorarë dhe shtesa, prej 17 mijë e 318 euro.

Por, së fundmi listës së mjeteve që do të shkojnë prej buxhetit të Kosovës në buxhetin e bashkërenduesit janë edhe 12 mijë e 360 euro.

Gjithsejtë, Shala mund të marrë 35 mijë e 360 euro pa llogaritur mëditjet dhe honorarët që mund të punojë. Gati 3 mijë euro në muaj.

Kur është emëruar Shala nga Ibrahim Rugova, më 2005, një negociator tjetër Veton Surroi e pati quajtur edhe “postier” (informues i ndërkombëtarëve). Tash, Albin Kurti ka thënë se Shala është njeri i kompromiseve.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.