Vullnetarët e qytetit të Gjilanit ndihmojnë familjet skamnore me ndihmën e Komunës së Gjilanit

Gjilan – Pandemia COVID-19 e cila ka kapluar globin botëror, ka bërë që çdo qytetarë në mënyrë vullnetare ta jap kontributin e tij për të mirën e njerëzimit.
Komuna e Gjilanit në krye me kryetarin Lutfi Haziri dhe nënkryetarin Arbër Ismajli, po japin një kontribut të madh për ta sanuar gjendjen me kapacitetet të cilat i posedon Komuna e Gjilanit.
Sot disa vullnetarë të vullnetit të mirë të lagjes 2 Korriku, të Komunës së Gjilanit, janë solidarizuar që të shpërndajnë ndihma për qytetarët në nevojë.
“I falënderohemi nga zemra kryetarit Haziri dhe nënkryetarit Ismajli dhe gjithë stafit të Komisionit Emergjent, që na kanë mundësi që sot të shpërndajmë rreth 30 pako disa familjeve të cilat kishin nevojë jashtëzakonisht të madhe, ne do të jemi të gatshëm edhe në ditët në vijim që ta japim kontributin tonë për të mirën e qytetarëve sa herë që e kërkon nevoja”, ka bërë të ditur njëri nga organizatorët e qytetarëve, Albin Devaja./rajonipress/