Hidromorava

Vullnet politik në vend të Komisionit të Venedikut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Reforma zgjedhore e nisur në prill të vitit 2011 tanimë ndodhet në ngërç për shkak të disa mosmarrëveshjeve dhe qëndrimeve politike. Sipas Haki Demollit, i cili e ka udhëhequr komisionin parlamentar për Reformën Zgjedhore, mosrealizimi i reformës është bërë kryesisht për shkak të neglizhencës së partisë më të madhe në vend që drejtohet nga kryeministri Hashim Thaçi.

Në intervistën për Tribunën, Demolli ka argumentuar se ftesa që Thaçi i ka bërë Komisionit të Venedikut për të sjellë ekspertizë për reformën zgjedhore në Kosovë, është krejtësisht e panevojshme, apo duplifikim eksperience.

Kjo ngase sipas Demollit, kur Komisioni që ai drejtonte e bëri draftimin e ligjit të ri për zgjedhjet, në të morën pjesë ekspertë të njohur nga Komisioni Evropian, Ambasada amerikane, ajo britanike, nga OSBE si dhe nga IFES. E gjithë kjo ekspertizë ndërkombëtare, sipas Demollit bazohej në parimet e Komisionit të Venedikut.

FIDANISHTJA

Pavarësisht rekomandimeve apo ekspertizës që mund të sjellin të ftuarit e Thaçit, Demolli thotë se ligji për zgjedhjet sërish do të votohet nga deputetët kosovarë që i përfaqësojnë partitë politike që ndodhen në reformë për ligjin për zgjedhjet.

Andaj, sipas Demollit, kërkesa e Thaçit më shumë është një kapriqo për të shtyrë kohën dhe për të quar zgjedhjet parlamentare sipas kalendarit të rregullt, në vjeshtën e këtij viti…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.