RCCOLA

Vullnet Basha mund të vishet kuqezi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Mesfushori Vullnet Basha mund të jetë futbollisti i radhës nga Kosova që i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë. Për të interesim ka shprehur përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi.

Ky i fundit ka pasur një bisedë me vëllanë e Vullnetit, Migjen Basha, i cili para një jave debutoi për Shqipërinë.

Mobi Casa

“Gianni de Biasi ka biseduar me Migjen Bashën dhe i ka thënë se është i interesuar të përcjellë vëllanë e tij Vullnetin. Ende nuk ka nisur ndonjë kontakt, por interesimi i tij është që ta sjellë në Kombëtare edhe Vullnetin. Do ta përcjellë edhe atë nga afër”, ka thënë një burim për gazetën Koha Ditore.

Vullneti 22-vjeçar është futbollist i skuadrës së Superligës së Zvicrës, Sion. Ai këtë edicion në 14 ndeshje në elitën zvicerane ka dhënë tri asistime. Basha i ri ka zhvilluar tri ndeshje për ekipin Shpresa (U-21) të Zvicrës, por kjo nuk pritet të paraqesë pengesë që të luajë për Shqipërinë. Nëse merr ftesë nga De Biasi, ai thotë se do të ndjekë rrugën e vëllait të madh, Migjenit.