UBT

Vulin: Ende s’ka lindur serb që thotë se Kosova është shtet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka vizituar një përmendore të serbëve në Rahovec, ku është shprehur se Kosova nuk mund të jetë shtet nëse serbet nuk heqin dorë. Ai theksoi se serbet ende se kanë mbaruar luftën për Kosovën.

“E vërteta është se çështja e Kosovës është e rëndë, por jo pa shpresë. E vetmja mënyrë qe Kosova të jetë shtet është qe në të heqim dorë nga lufta për Kosovën dhe të themi se Kosova është shtet. Ende nuk ka lindur gojë serbe qe do ta thotë një gjë të tillë”, ka theksuar ai.

Aleksandar Vulin ka thënë po ashtu se “kryerësit e krimeve ndaj serbëve” në Kosovë duhet te dënohen ose ato do të përsëriten sërish.

Fundamenti

Gjatë kësaj vizite që Vulin i ka bërë përmendores në Rahovec, ka theksuar po ashtu se për vrasjen e këtyre serbëve duhet të zbulohen autorët.
“Lista e serbëve të vrarë dhe të kidnapuar, pas të cilës nuk qëndron asnjë person, dënim apo emra të përgjegjësve, është fakti më i mirë se me çka po përballen serbet në Kosovë. Çështja e të gjitha çështjeve është se çdo krim duhet të ketë emër dhe mbiemër të përgjegjësve dhe se çfarëdo krimi duhet te dënohet, në të kundërtën do të përsëritët”, ka thënë Vulin.

Ndërsa ka folur me mllef për serbët e vrarë, ai nuk e ka përfunduar asnjë krim të serbëve ndaj shqiptarëve e që janë më mijëra e mijëra.
Tutje, ai para kësaj përmendore ka thënë se serbëve në Kosovë do t’iu thuhet vetëm e vërteta.

“E vërteta për dëmshpërblimet materiale, për bisedimet, të vërtetën për marrëdhëniet e Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare ndaj tyr”, ka thënë Vulin./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.