UBT

Vula e bukurisë: Rita Ora

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Rita Ora, ka filluar me sukses edhe vitin 2013, e shoqëruar nga vëmendja mediatike, që nuk i ka munguar asnjëherë. Këngëtarja qe jeton ne Londer, e shquar me flokët bjonde, vetullat e erreta dhe buzët e kuqe, tërheq mediat me gati secilen lëvizje të saj.

Revista e njohur “Vogue” ka realizuar një intervistë të veçantë me të, titulluar “Vula e bukurisë”.

“Unë kam çdo nuancë të buzëkuqit që ju mund të imagjinoni,” ka thënë Rita, duke shtuar se grimeri i saj ia ka bashkuar ato te gjitha ne nje paketim, qe ajo t’i merr me lehtesi me vete, duke rrëfyer kështu manine e saj për ngjyren e kuqe.

Mobi Casa

“Jam duke menduar që kur të martohem, fustanin ta kem me ngjyrë të kuqe,” ka thënë ajo duke qeshur.

“Unë nuk udhëtojë pa çantat me produktet e mia kozmetike. Unë kam tre sosh në valixhen time “, ka thënë ajo, duke treguar se flokët e saj bjonde janë të tilla që kur ajo ishte pesëmbëdhjetë vjeçare, kur edhe i ngjyrosi për herë të parë. /Indeksonline/