Fundamenti

Vuante nga depresioni, hidhet nga kati i tetë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Një grua ka rënë sot në mëngjes nga kati i tetë i një pallati në Tiranë. Ajo është shtetësja Zana Mustafa, 41 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur tek një pallat pas kullave binjake, ndërsa mësohet se gruaja vuante prej kohësh nga depresioni dhe kishte tentuar të hidhej edhe herë të tjera.

Mobi Casa

Gruaja është nisur menjëherë drejt Spitalit Ushtarak, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike, raporton balkanweb.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur ekpertizën për të zbuluar shkaqet e rënies.