ARKATANA

Vritet pranë zyrave ndërtuesi Ikmet Kotorri, babai i 3 fëmijëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tiranë – Vritet me armë zjarri në Tiranë ndërtuesi Ikmet Kotorri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 të mbrëmjes së djeshme në rrugën “Ali Visha”, pranë zyrave të kompanisë së tij, në pallatin e ndërtuar nga vetë viktima.

Sipas burimeve nga policia, një nga pistat e hetimit mund të jenë konfliktet e tij për çështje pronësie, por të kontaktuar në telefon nga gazeta, përfaqësues të kompanisë “Kotorri – SL sh.p.k.”, që drejtohej nga i ndjeri, thonë se ai s’ka pasur konflikte me askënd dhe kanë mbetur të befasuar nga lajmi.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, drejtori Bernard Çaushaj, por ende nuk dihet asgjë për autorët e vrasjes. Ikmet Kotorri 45 vjeç është babai i tre djemve. Mësohet se viktima ka qenë duke dalë nga shtëpia në momentin që persona të paidentifikuar i kanë dalë para dhe e kanë qëlluar 4 herë me pistoletë.

GRANDEMALL

Ai themeloi në Tiranë në vitin 2008 kompaninë “Kotorri – SL sh.p.k.”, e cila erdhi nga një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e ndërtimit si ortak edhe në dy shoqëri të tjera “Hapsira-X” sh.p.k. dhe “Destaxhei” sh.p.k. që prej vitit 2005. Policia bën me dije se para disa kohësh i është vendosur eksploziv në makinë ortakut të viktimës.

Me hetimet e çështjes po merret prokurori i gatshëm Adriatik Cami ndërsa disa persona janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshmi mbi ngjarjen.(bW)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.