Uji Dea

Vritet një i mitur në Jabllanicë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Një 15-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte në oret e vona në Jabllanicë të Gjakovës.A.R. (15), ka mbetur i vrarë nga shoku i tij, derisa po loznin me një armë zjarri.

Baki Kelani, zëdhenës i Policisë së Kosovës, ka thënë për Indeksonline, se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia.

“Në bazë të informacioneve dyshohet se ka qenë vrasje nga pakujdesia dhe nuk ndërlidhet me procesin zgjedhor”, ka deklaruar Kelani për Indeksonline.

RCCOLA

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore dhe të njëjtat po merren me hetimin e vrasjes.

Ndryshe, kjo është vrasja e dytë e ndodhur brenda një dite. Pasditen e së shtunës në Skenderaj mbeti i vrarë një person, kandidat për asamble komunale nga AAK. I dyshuari është një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Ai ndodhet prapa grilave.