Vriten dy serbë në Talinoc të Ferizajt

Të premten rreth 22 orë në fshatin Talinoc të Ferizajt janë vrarë Jevtiq Milovan dhe gruan e tij, Liljana.
Kordinatori për komunë të Ferizajt, Milano Janjiç ka thënë për agjencinë Beta se ende janë të pa qarta rrethanat e vdekjes së çiftit serb.
Ai ka thënë se Policia i gjeti trupat e pa jetë në shtëpi, në fshatin Talinoc dhe se hetimet janë duke vazhduar.
Çifti Jetviq ishte kthyer në Kosovë në vitin 2004. /Indeksonline/