Eko Higjiena

Vriten babë e birë shqiptarë, dyshohen miqtë e tyre!

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Në një shtëpi fshati në Oensingen të Solothurnit, natën e të enjtes, nga persona të panjohur janë vrarë dy veta dhe një tjetër është plagosur. Dy të dyshuar janë arrestuar pak kohë pas ngjarjes.

Ndërkohë merret vesh se të vrarët janë dy shqiptarë nga Kosova, babë e djalë. Siç tregon Zyrafete B. për mediet zvicerane, bashkëshorti dhe djali i saj ishin duke pritur mysafirë që u vinin nga Franca.

“Pastaj ka cingërruar mobili i djalit tim. Vëllai i nuses dhe babai i tij kishin ardhur dhe po pritnin jashtë oborrit. Djali u është afruar mysafirëve. “Mandej kam dëgjuar një zënkë. Kisha frikë”, thotë ajo.

Hidromorava

Ndërkohë grupit i është bashkuar edhe burri. Ishte dëgjuar babai i nuses të thoshte se ai nuk do ta linte më vajzën e tij në këtë shtëpi. Dhe pas kësaj janë dëgjuar krismat e armëve.

Policia është duke hetuar motivet e vrasjes. Ajo nuk ka dashur të japë të dhëna as për identitetin e personit të plagosur.

Nga ana zyrtare, lidhur me identitetin e të vrarëve dhe vrasësve ende nukj ka kurrfarë të dhënash.(albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.