RCCOLA

Vret veten, u lë trashëgimi policëve 2 milionë euro

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

I ve prej pak muajsh, pa fëmijë dhe të afërm por me një simpati të theksuar për policinë italiane të njohur ndryshe si Carabinieri.

Është ky argumenti që jep avokati i 82 vjeçarit Sergio G, i cili u ka lënë 2 milionë e 145 mijë euro trashëgimi carabinierëve pasi u vetëvra.

UBT

I sëmurë prej vitesh dhe i lënduar pas vdekjes së të shoqes, i moshuari vendosi ti japë fund jetës duke u hedhur nga dritarja e apartamentit në të cilin jetonte në qendër të Milanos në Itali.

Siç informon noa, në verifikimet e policisë u gjet testamenti me shkrimin dhe bonusin që u linte të preferuarve të tij policëve, pas vdekjes./Indeksonline/