Vret veten në qeli
E prisnin edhe 13 vite të tjera në burg, por stresi dhe lodhja e të qenit i mbyllur e detyruan ti japë fund jetës.
Një shqiptar i burgosur në Alba të Italisë i dha fund jetës në qeli, duke përdorët çarçafët si litar.
Viktima u identifikua si 50 vjeçari me iniciale B.S, i dënuar për vrasje ndërsa mësohet se duhet të qëndronte në burg deri në vitin 2015.
Siç informon noa, i ndjeri u gjet i varur në derën që të çonte drejt banjës së qelisë.
Ngjarja e rëndë tronditi të burgosurit e tjerë shqiptarë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që detyruan 50 vjeçarin ti japë fund jetës./Indeksonline/