Vret veten efektivi i trafiqeve në Drejtorinë e Policisë Korçë

/ 1 minutë lexim

Korçë- Vret veten efektivi i trafiqeve në Drejtorinë e Policisë Korçë, njëherësh djali i nënprefektit të Blinishtit Dornjel Milo.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e viktimës ndërkohë që janë ende të paqarta shkaqet të cilat shtynë 30-vjeçarin t`i japë fund jetës.

UBT

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. (BW)