RCCOLA

Vret tre veta dhe plagos dy të tjerë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dëshmitarët thonë se vrasësi është një banor 30 vjeçar i fshatit, i cili gjatë mbrëmjes, para kryerjes së krimit kishte konsumuar alkool në sasi të mëdha.

Në fshatin Daillon të kantonit Valis, një person i dehur ka vrarë tre veta dhe ka plagosur dy të tjerë. Krimi i rëndë ka ndodhur në mbrëmje, rreth orës 20.50 në një kafene të fshatit, ndërsa ende janë të paqarta motivet.

Policia, vetëm me ndihmën e armëve ka mundur ta nënshtrojë dhe arrestojë vrasësin. Nuk dihet nëse atij i është shkaktuar me këtë rast ndonjë lëndim, ndërsa policët kanë kaluar pa pasoja.

Pas alarmimit nga popullata lokale për të shtënat e dëgjuara në kafene, policia ka dërguar disa patrulla në vendin e ngjarjes, me ç`rast e kanë kapur vrasësin. Tre persona janë gjetur të vdekur ndërsa dy janë transportuar për në spital.

Uji Dea

Gjatë ndërhyrjes së policisë, vrasësi i ka kërcënuar policët, gjë që ka shkaktuar edhe përdorimin e armëve nga këta të dytët.

Prokurorja përgjegjëse ka dalë në vendin e krimit dhe tashmë është nisur hetimi i ngjarjes. Hapësira rreth vendit ku kanë ndodhur vrasjet është rrethuar dhe bllokuar nga policia ndërsa gazetarëve nuk u është lejuar qasja, bën të ditur policia.

Dëshmitarët thonë se vrasësi është një banor 30 vjeçar i fshatit, i cili gjatë mbrëmjes, para kryerjes së krimit kishte konsumuar alkool në sasi të mëdha.(albinfo)