Vret gjyshen për shkak të programit televiziv

Vrasja ka ndodhur si pasojë e mospajtimit në mes të gjyshes dhe nipit për atë se cilin program televiziv do të shikonin.
Pas një zënke lidhur me programin televiziv që ishin duke e shikuar, një 25 vjeçar në rrethinat e Nju Jorkut ka vrarë gjyshen e tij 82 vjeçe.
Policia ka gjetur kufomën e plakës, të shtrirë në dysheme por mbetet e pasqaruar mënyra e vdekjes së saj. Kjo për arsyen se në shtëpi nuk është gjetur asnjë armë.
Por mediet amerikane raportojnë se vrasja ka ndodhur si pasojë e mospajtimit në mes të gjyshes dhe nipit për atë se cilin program televiziv do të shikonin.
I arrestuar nga policia, nipi ngarkohet të ketë vrarë gjyshen e tij me të cilën jetonte në një shtëpi të përbashkët.(albinfo)