UBT

Vrau veten, vetëm pse u nda nga i dashuri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përfundimi i marrëdhënies së dashurisë me një student në Tiranë dhe vuajtja e thellë, që i la pas ka shtyrë drejt një vendimi fatal një studente korçare të Universitetit të Tiranës, raporton noa.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e drekës së të dielës në vendlindjen e studentes, në Korçë.
Brinjola Lami, studentja e vitit të katërt të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në degën e Frengjishtes i ka dhënë fund jetës në shtëpinë e saj, duke përdorur armën e të atit, i cili është një efektiv i policisë kufitare të Kapshticës, në Korçë.

Fundamenti

Sipas të dhënave studentja kishte ardhur për fundjavë në Korçë dhe ka gjetur një moment qetësie kur është vetëvrarë me armën e të atit.
Krismat e armës kanë tronditur familjen e saj, të cilët e kanë gjetur pak sekonda më vonë të vdekur vajzën në dhomë.
Policia e Korçës ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për ngjarjen e rëndë.

Sipas policisë pista e dyshimit të vetëvrasjes është një histori dashurie e ndërprerë e vajzës me një student në Tiranë. Goditja me armën e të atit ka qenë fatale, pasi vajza e re ka humbur jetën menjëherë./Indeksonline/