GRANDEMALL

Vrau të bijën, 49-vjeçari i penduar: Po më turpëronte, nuk pashë më nga sytë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lezhë – Rreth 24 orë pas vrasjes së vajzës, Nikoll Begu ka shfaqur pendesë për krimin e kryer, ndërsa ka insistuar që gjithçka ka ndodhur në kushtet depresive, pasi sipas tij “vajza po e turpëronte”.

49-vjeçari ka pranuar krimin, ndërsa ka rrëfyer në polici se ka pasur vazhdimisht konflikte me të bijën, Valentinën. “Vazhdimisht i kërkoja që të qëndronte në shtëpi, pasi si fëmija i madh, ishte model për dy fëmijët e tjerë. Para dy muajsh ika në emigrim në Greqi. Ndërsa bashkëshortja më mori në telefon dhe më tha se Valentina ka ikur nga shtëpia dhe nuk kishte lënë adresë. Jam kthyer nga emigrimi dhe kam nisur kërkimet për gjetjen e saj. Kur erdhi në shtëpi, e pyeta se ku kishte qenë, ndërsa ajo ma ktheu se me jetën e saj bënte ç’të donte. Nuk pashë më nga sytë, mora armën dhe e qëllova. Gjithkush mundet të më gjykojë, por unë kam punuar gjithë jetën në emigrim për të mos u munguar asgjë tre fëmijëve të mi”, – ka thënë në polici 49-vjeçari.

FIDANISHTJA

Ndërkaq, sipas burimeve nga policia, autori po trajtohet edhe me psikolog në ambientet e paraburgimit, për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike. Ndërsa 19-vjeçarja Valentina Begu është përcjellë dje për në banesën e fundit. (BW)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.