UBT

Vrasjet e Asllan Thaçit dhe Ramadan Kastratit, rrëfime trishtuese të familjarëve

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Një rrëfim tepër prekës dhe emocionues lidhet me vrasjen e organizuar nga policia serbe e Asllan Hazir Thaçit më 11 maj 1999. Babai i Asllanit, Hazir Thaçi edhe pas kaq vitesh i kujton momentet më të rënda të jetës së tij. Edhe vrasja e Ramadan Shaban Kastratit i lindur më 18.04.1958 ka një histori interesante. Ramadan Kastrati sipas familjarëve është vrarë më 18 prill 1999 në dalje të Kamenicës tek rruga e Strezovcit. Fatmire Kastrati bashkëshortja e Ramadanit thotë se burri i saj është zënë nga policia në fshatin Rahovicë dhe është vrarë në Kamenicë.

Hazir Thaçi është dëshmitar i gjallë kur djalin e tij Asllanin më 11 maj 1999 në shtëpinë e tij e kanë marrë policia e Kamenicës e udhëhequr nga Dragan Salkovic, Momqillo Trajkoviq, dhe Serba Kerstiq.

Haziri ka thënë më herët se më 11 maj 1999 erdhën policia në shtëpi dhe e kërkuan Asllanin të cilin edhe rrahën në prezencën time. “Unë reagova dhe më goditën me pushkë edhe mua. Pasi e morën Asllanin e dërguan në drejtim të panjohur dhe kam kërkuar me ditë dhe net të tëra djalin, por ishin të kota” kujton ai . “Kam shkuar edhe tek Momqillo Trajkoviqi, por a`i gjithmonë arsyetohej se ushtria e kishte vrarë. Dragan Arizanoviq i cili ishte komandant i njësive speciale serbe kishte deklaruar se djali im ndodhet i vrarë tek “Ura e Mramorit” afër Liqenit të Badovcit”.

“Pas luftës angazhova edhe zhytësit dhe shkuam tek Liqeni i Badovcit i cili tashmë ishte plotë ujë. Në hyrje të liqenit e vërejta këpucën e djalit. Kërkuam me orë të tëra, por më vonë kuptova se KFOR-i e kishte nxjerrë kufomën nga Liqeni dhe e kishin varrosur në Prishtinë. E kemi bërë identifikimin e kufomës dhe pas një kohe të gjatë ankthi eshtrat e djalit i solla në shtëpi. Kjo për mua është vetëm njëra anë e medaljes dhe e sakrificës për djalin tim të vrarë e të zhdukur për një kohë nga policia e Kamenicës. Tashti betejën do ta vazhdojë me ata që janë përgjegjësit kryesor të vrasjes së djalit tim” shton Hazir Thaçi.

Edhe vrasja e Ramadan Shaban Kastratit i lindur më 18.04.1958 ka një histori interesante. Ramadan Kastrati sipas familjarëve është vrarë më 18 prill 1999 në dalje të Kamenicës tek rruga e Strezovcit. Fatmire Kastrati bashkëshortja e Ramadanit thotë se burri i saj është zënë nga policia në fshatin Rahovicë dhe është vrarë në Kamenicë.

RCCOLA

Policia serbe e ka ekzekutuar me urdhër të Momqillo Trajkoviqit atë kohë kryeshef i sigurimit shtetëror në Kamenicë. Basri Kastrati ka qenë dëshmitar kur e ka parë Ramadanin të zënë peng nga policia. Kufoma e Ramadan Kastratit sipas familjarëve është gjetur më 27 shtator 1999 tek stacioni i autobusëve në Kamenicë.

Plaku Hazir Thaçi ka hequr të zitë e ullirit derisa e ka gjetur kufomën e djalit Asllanit. Thotë se pasi e ka gjetur kufomën pas luftës ka arritur të fitojë vetëm betejën e parë. Tashti betejën do ta vazhdojë me ata që janë përgjegjësit kryesor të vrasjes së djalit tim, e ata janë ish shefat e policisë dhe ushtrisë në Kamenicë rrëfen për rajonipress ai.

Kanë kaluar shumë vite që kur djali i tij Asllani u mor dhunshëm nga policia në maj të vitit 1999. Hazir Thaçi nga Kamenica nuk e harron kurrë këtë detaj kur para syve ia marrin Asllanin për ta dërguar pastaj policia serbe e për ta vrarë në Liqenin e Badovcit.

Thaçi thotë se tani EULEX-i duhet të merret më shumë me hallet tona dhe me faktet tona që janë të shumta. “EULEX-i po shkel mbi drejtësinë sepse aty ku ka fakte të gjalla po hesht kurse po merret me gjëra që nuk kanë vlerë” mendon ai.(ripostim)./rajonipress/