FIDANISHTJA

Vrasje për shkak të pronës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Më datë 23.11.2012, rreth orës 12:20 , policia në Gjilan ka pranuar një informatë se në fshatin Shillovë, një grua e moshës rreth 70 vjeçare e quajtur Mileva Stojanovic është gjetur në shtëpinë e saj e alivanosur dhe e maltretuar fizikisht. Në mbështetje të hetimeve preliminare, të bazuara nga deklarimet e familjarëve të të dëmtuarës dhe dëshmive tjera relevante, ekziston dyshimi i arsyeshëm dhe i bazuar se në veprën penale të potencuar, është i përfshirë i dyshuari (M.S.) djali tani i të ndjerës tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan.

Hashani tha se policia menjëherë ka dal në vend të ngjarjes derisa viktima me ndihmën e shpejtë është dërguar në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, ku sipas mjekut, kishte të thyer dorën e majtë si dhe shenja tjera dhune fizike në tërë trupin. Për shkak të lëndimeve dhe gjendjes së rënduar shëndetësore viktima është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK në Prishtinë.

Hashani tha se në vazhdën e hetimeve në lidhje me incidentin e ndodhur, njësiti i NJHR-së ka ndërmarr një mori veprimesh operative me qëllim të zbardhjes së gjendjes faktike.
Në mbështetje të hetimeve preliminare, të bazuara nga deklarimet e familjarëve të të dëmtuarës dhe dëshmive tjera relevante, ekziston dyshimi i arsyeshëm dhe i bazuar se në veprën penale të potencuar, është i përfshirë i dyshuari (M.S.) djali tani i të ndjerës.

Mobi Casa

Dyshohet se motiv i kësaj ngjarjeje të rëndë mund të jetë një kontest pronësoro-juridik i më hershëm. Me vendim të Prokurorit Publik i cili është duke u marr me rastin, ndaj të dyshuarit pasi që paraprakisht është intervistuar është shqiptuar masën e ndalimit në afat prej 48- orësh.

Me 24.11.2012, rreth orës 11:15, lidhur me rastin e lartshënuar prej QKUK-së,në Prishtinë nga stafi mjekësor kujdestar përmes telefonit jemi njoftuar se viktima e dërguar më herët, ka ndërruar jetë si pasoj e goditjeve fizike, rasti i paraqitur më datën 23.11.2012 si “Vrasje në tentativë” ku viktima kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me vendim të prokurorit viktima dërgohet në IML për kryerjen e obduksionit me qëllim të konstatimit të shkakut të vdekjes. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.