FIDANISHTJA

Katër aktakuza të ngritura për ngacmim, kanosje e lëndim trupor

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

ARKATANA

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Ngacmimi” dhe “Sulmi”./rajonipress/