Vrasje në Karaçevë të Epërme

Karaçevë – Në fshatin Karaçevë e Epërme të komunës së Kamenicës të premten ka ndodhur një vrasje. Sipas raportit të Policisë së Kosovë, një mashkull është gjetur i vrarë, kurse rrethanat e shkaktimit të vrasjes ende mbesin të panjohura.
Në vendin e ngjarjes kane dalë të gjitha njësitet përkatëse policore.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, kurse dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.