Vrasje në Fushë Krujë

Fushë Krujë – Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Fushë Krujës. Mësohet se një 47-vjeçar është qëlluar me armë zjarri, teksa po hynte në dyqan.
Sipas policisë viktima është Lulzim Shera nga fshati Nikël dhe punonte si shpërndarës i bukës në dyqane. Menjëherë pas ngjarjes ka mbërritur dhe policia e cila ka bërë të mundur identifikimin e autorit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, teksa është vënë në ndjekje te tij, transmeton BW.
Ndërkaq vijojnë hetimet për të zbardhur shkakun, ndërkohë që paraprakisht nuk përjashtohet mundësia që vrasja e tij të ketë lidhje me një vrasje që ka kryer vite me parë, për të cilën viktima sapo kishte përfunduar dhe dënimin.