Eko Higjiena

Vrasje në fshatin Ranoc të Klinës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Klinë – Gj. Jaku ( 1966) është vrare me armë zjarri afër shtëpisë së tij në fshatin Ranoc të Klinës. Ai është qëlluar për vdekje nga një i afërm familjar N.J rreth 51 vjeç po nga ky fshat. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ranoc të Klinës, të premten paradite, njofton korrespondenti i kohës Ditore. Policia, konfirmon rastin por nuk jep detaje me shumë për momentin.

Vdekja e personit është konfirmuar edhe në QKMF-në “ Nënë Tereza” në Klinë. “ Personi Gj.Jaku, ka ardhur pa shenja jete në QKMF, mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij të shkaktuar me armë zjarri. Ka qenë i goditur disa herë në pjesën e përparme”, ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Klinë, dr Ali Ahmetxhekaj.

Uji Dea

Kufoma ka qëndruar për disa orë në objektin e Shëndetësisë në Klinë i ruajtur nga Policia e Kosovës. Burime të gazetës marrin vesh se dyshohet se deri të vrasja ka ardhur pas një fjalosje që kanë pasur viktima dhe dorasi për çështje prone.

Raportohet se edhe vitin e kaluar të njëjtit kanë pasur telashe. Policia akoma nuk ka dhënë ndonjë detaj rreth këtij rasti.(koha)