RCCOLA

Vrasja që tronditi Muhaxhirët e Poneshit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Vrasja e Adem Byqmetit dhe plagosja e Ramizit ka tronditur familjarët dhe Muhaxhirtë e Poneshit. Ramiz Byqmeti për rajonipress jep detaje se si ndodhi vrasja dhe kush shtiu mbi ta derisa ata po prenin dru në një mal që ishte pronë e huaj.

Familja e Adem Byqmetit(1973), i vrarë të premten në mesditë po bëhej gati për ta pritur kufomën e cila ishte dërguar për të kryer obduksionin në Prishtinë. Adem Byqmeti i vrarë ditën e premte rrjedh prej një familje të varfër dhe ishte i papunë. Baba i tri vajzave dhe një djali Adem Byqmeti u vra derisa po prente dru tek vendi i quajtur mali i Letevcit në Ponesh.

Bajram Byqmeti njëri nga vëllezërit e Ademit tha për rajonipress se dy serb kanë shtënë në drejtim të vëllezërve të tij. “Ne po e presim trupin e vëllait, ndërkohë ende nuk e dimë si është gjendja e Ramizit “ u shpreh Bajrami.

Rajonipress ka vizituar në spitalin e Gjilanit edhe Ramiz Byqmetin e plagosur në të njëjtin vend ku është vrarë vëllai i tij Ademi. Pyetja e parë që ai na bëri ishte “A është Ademi gjallë”. Ramizi ende nuk e kishte informatën se Ademi kishte vdekur , por vaji i tij ishte i papërmbajtur. “Na vranë për asgjë, për dru e për idare” rrëfente Ramizi derisa ishte shtrirë në repartin e kirurgjisë dhe po merrte një infuzion.

Eco Higjiena

Ramizi duke rrëfyer për rajonipress tha se ishim duke prerë në mal të huaj, por jo në mal të serbëve. “Derisa po prenim dru erdhën dy serb dhe na thanë pse po preni dru këtu. Ju përgjigjëm se mali nuk është i tyre, por përkundër kësaj ne u zhvendosëm nga aty . S`ka shkuar pak kohë dhe ata dy veta njëri me emrin Bela (serb) erdhën dhe sërish filluan të na provokojnë. Ne i treguam se mali nuk është i tyre, por njëri prej tyre e nxori revolen dhe së pari më goditi mua pastaj vëllain Ademin i cili ra për tokë menjëherë. Pasi shtinë mbi ne ata menjëherë ikën në drejtim të panjohur , me një veturë ngjyrë të kuqe” rrëfeu Ramizi për ngjarjen.

Ramizi ashtu i plagosur tha se ka shkuar në shtëpi dhe u ka treguar familjareve. “Ishte një ditë e zezë për familjen tonë” shtoj ai. Mjeku kujdestar kirurgu Iljaz Poroshtica tha se gjendja e pacientit është e mirë dhe nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjike edhe pse ka pasur plumbin në trup. “Ende jemi në verifikim të analizave” tha Poroshtica për rajonipress.

Ndërkohë për rastin policia ka arrestuar serbin Momqillo Stojiq rreth moshës 27 vjeçare ndaj të cilit pritet të caktohet masa e paraburgimit ditën e shtunë nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake.Kryesi i veprës dyshohet se është larguar në drejtim të Serbisë /rajonipress/