Uji Dea

Vrasja në Lozanë: Lirohen shokët e dorasit shqiptar

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Irakiani 22-vjeçar dhe spanjolli 23-vjeçar, të lidhur me vrasjen e Luis-it, i cili humbi jetën pasi u plagos me thikë të shtunën, më 4 gusht, u liruan nga paraburgimi të mërkurën e kaluar.

Ata mbetën të akuzuar dhe të ndjekur penalisht për shkak se kanë ndihmuar vrasësin e dyshuar, një djalosh shqiptar 19-vjeçar, bëri të ditur për të përditshmen “20 Minutes” prokurori Bernard Dénéréaz. Ai theksoi se mbajtja e tyre në burg nuk është më e nevojshme për t’i kryer hetimet. “Seancat e tyre janë plotësuar dhe nuk ka më rrezik për marrëveshje të fshehta”.

Uji Dea

Hipoteza e një lidhjeje me hakmarrje që kishte të bëjë me konflikte të tjera mes kapverdianëve dhe ballkanasve nuk është përjashtuar nga gjyqtari. Dhe një rindërtim i ngjarjes, në një vend të mbyllur është i mundur. Analizat toksikologjike tashmë janë kryer dhe kërkimet plotësuese janë duke u zhvilluar për alkool.

Autori i vrasjes mbetet i mbyllur. Ai ka pranuar veprën dhe thika e tij është gjetur.(albinfo.ch)