Vrasja me duar të pastra (prozë poetike)
Jemi si ata të një shekulli më parë, tek ecim me, qenin e dreqit deri te kulla e Babilonisë së rrënuar, dhe nuk dimë të ndalemi as në dhimbje e as në, vuajtje…
Punë e madhe pse themi që ne nuk jemi
si ata.
Pritja e durimi thonë se ndoshta jemi edhe
më të këqij, derisa kemi guxuar të ngremë dorë
edhe mbi shenjtërinë, kur kemi prekur mu aty ku
s’duhet e kur krekosemi se ecim shekullit më të
madh të përparimeve.
Ne të shekullit të ri, fëmijë të lindur trotuareve,
rritemi shpesh me vetminë, e hamë veten e të
tjerët kafshërisht, duke bekuar vrasjen…
Ne shpesh jemi si ato gjallesa të vdekura së gjalli, që ecin pedanterisht deri tek ura me thikat e xhelatit.
Vrasin me duar të pastra, duke ngrënë edhe
pjellën e vet nga mëria…
Ne nuk jemi si ata të shumë shekujve të shkuar…
Ramadan Mehmeti


